Një burrë në Lipjan ka sulmuar gruan e tij me sëpatë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse KosovaPress ka kontaktuar me Drejtorin e Qendrës Emergjente, Naser Syla.
Syla për KosovaPress tha se gjendja e viktimës është stabile, kurse ajo po vazhdon trajtimin mjekësor.
“Gjendja e saj është stabile, sipas të gjitha gjasave po vazhdon trajtimin Neurokirurgji”, tha Syla.

