1
Kanë dalë pamje të reja ku një 16-vjeçar shpëtoi pas shembjes së murit mbrojtës që e zuri automjetin në të cilin ndodhej në fshatin Meliq të Hanit të Elezit.
Si pasojë e kësaj ngjarjeje, banorët përreth janë detyruar të evakuohen me rekomandimin e prokurorit dhe AME-së, ndërsa një patrullë policore mbetet në sigurim të vendit të ngjarjes deri në zhvillimet e radhës.
Pamje nga vendi i ngjarjes
Lidhur me rastin ishte deklaruar mbrëmë edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Sipas tij, muri ishte shembur dhe kishte rënë mbi një veturë pasagjerësh, ku ndodhej vetëm shoferi.
Moneytizer Paragrafi 4
Veseli ka deklaruar më tej se, shoferi ka qenë me vetëdije, por i ngujuar brenda veturës.
“Po ashtu, lidhur me rastin është njoftuar edhe Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Han të Elezit. Rreth orës 22:00, nga njësia e zjarrfikësve personi është nxjerrë nga vetura, i cili kishte pësuar lëndime trupore, por ka qenë me vetëdije dhe nga njësia emergjente është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Hanit të Elezit”, tha ai..

