1
Gruaja në foto është infermierja Dëshira Hoxha, 43 vjeçe, e cila humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor të ndodhur ditën e djeshme në Gramsh.
Ajo la pas vetes tre fëmijë dhe bashkëshortin dhe ishte e njohur për humanizmin dhe përkushtimin ndaj pacientëve.
Pas ngjarjes së rëndë, Urdhri i Infermierit të Shqipërisë reagoi me dhimbje dhe trishtim të thellë, duke e cilësuar Dëshira Hoxhën si një shembull fisnik të misionit infermieror. Në mesazhin e ngushëllimit, Urdhri shprehu solidaritetin me familjen, të afërmit dhe kolegët, duke theksuar se kontributi i saj do të mbetet i paharruar, raporton JOQ.
Aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Gramsh–Porocan”, kur kamioni që drejtohej nga Shaban Kotorri, 38 vjeç, humbi kontrollin dhe u rrëzua në një humnerë. Si pasojë humbi jetën infermierja Dëshira Hoxha, ndërsa bashkudhëtarja Albana Boja, 39 vjeçe, mbeti e plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është arrestuar për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Moneytizer Paragrafi 4
Të gjithë ishin pjesë e personelit të shërbimit në zonat rurale.
