Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​KMShK ankohet për KQZ-në që nuk akreditoi disa mediave për zgjedhjet lokale

 
   

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) shpreh shqetësimin për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mosakreditimin e ekipeve të disa mediave anëtare të këtij trupi vetërregullues për zgjedhjet e 12 tetorit.

Sipas KMShK-së, KQZ nuk ka akredituar disa media në gjuhën shqipe dhe serbe.

“KMShK e konsideron këtë vendim të papranueshëm dhe të dëmshëm për lirinë e medias dhe informimin e drejtë dhe transparent në ditën e zgjedhjeve. Mediat anëtare të KMShK-së i plotësojnë të gjitha kriteret e kërkuara për veprimtari mediale. Edhe Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike ka vlerësuar se dokumentacioni i kërkuar është në rregull”, thuhet në reagim.

KMShK i bën thirrje Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që të marrë vendim meritor në lidhje me këtë çështje, në mënyrë që të gjitha mediat të kenë trajtim të barabartë.