Lajme

Koca dorëhiqet nga pozita e prokurorit, vendimi cilësohet jo korrekt

Për arsye personale prokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinsë, Jeton Koca ka dhënë dorëheqje nga pozita e prokurorit të shtetit.

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Prokurorial të Kosovës të mbajtur sot (e hënë).

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi tha se më 13 shkurt kanë pranuar këtë njoftim për çka tha se arsyet e dorëheqjes së prokurorit nga Koca janë personale dhe nuk ka dashur t’i bëjë publike.

Gashi: Koca për arsye personale jep dorëheqje nga pozita si prokuror i shteti

Koca në njoftim ka cekur se arsyet e kësaj dorëheqje janë të natyrës personale dhe se nuk do t’i bëjë publike në këtë dokument”, njoftoi Gashi.

Vendimin e prokurorit, Jeton Koca për dorëheqje e ka quajtur jo korrekte anëtarja e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Elza Bajrami-Kastrati.

Sipas saj, në të ardhmen duhet vendosen afate për të shmangut situata të tilla.

Bajrami-Kastrati: Dorëheqja e Koca jo korrekte

“Padyshim që kjo është e drejtë personalit që të vendos të jap dorëheqje ose të qëndroj në një punë mirëpo mendoj se sidomos rastet e tilla kur jepet dorëheqje pas 1 viti vetëm 1 punë në mandatin fillestar kur është një investim nga ana e Këshillit dhe Akademisë së Drejtësisë mendoj se kjo është jo korrekte….Puna e prokurorit të shtetit nuk është një vend pune, nuk është një privilegj me një pagë të mirë, është një vend që kërkon përgjegjësi dhe kërkon përkushtim të madh për të punuar ne nuk mund të hyjmë konkurrencë, të zgjidhemi dhe pastaj të japin dorëheqje. Ndërkaq, për neve si Këshill kjo duhet të jetë një këshill që në ardhmen të zgjedhim persona që meritojnë dhe janë të denjët për të punuar si prokuror”, tha ai.

E anëtari i KPK-së, Milot Krasniqi e ka quajtur lajm jo të mir dorëheqjen e prokurorit Koca nga kjo pozitë. Sipas tij sistemi prokurorial ka nevojë për më shumë prokurorë.

Krasniqi: Dorëheqja e Koca lajm jo i mirë

“Proceset duhet të vazhdojnë ndërkaq rastet uroj të jenë më të pakta sepse vërtet ne kemi nevojë për më shumë prokurorë, për shtim të prokurorëve, për rekrutim të prokurorëve në të gjitha prokurorit e veçanërisht për Prokurorinë në Prishtinë, dhe ky nuk është një lajm i mirë“, theksoi ai.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të KPK-së të mbajtur sot me dyer të mbyllura u diskutua për themelimin e Panelit Hetimor AD.nr.04/2026 për rastin e një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, për të cilin kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi tha është edhe arsyeja pse është thirrur kjo mbledhje.

Në takimin e sotëm të KPK u trajtua edhe dorëheqja nga pozita e zëvendësprokurores e Prokurorisë Themelore në Prishtinës, Elza Bajrami-Kastrati e cila nga data 6 shkurt ka marr detyrën anëtare e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në takimin e sotëm të KPK-së nuk mori pjesë ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Agron Qelaj për shkak se ndodhet në udhëtim zyrtar.

Të Ngjashme