Lajme

Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin nesër me protestë

Shoqata Sindikale e ShFMU “Pavarësia”, Këshilli Drejtues i Shkollës dhe Këshilli i Prindërve ka njoftuar se të martën nuk do të zhvillohet mësim gjatë dy orëve të para, pasi do të mbahet një protestë.

Përmes një reagimi në Facebook, Shoqata Sindikale ka njoftuar se protesta është organizuar për të reaguar kundër veprimeve delikuente të nxënësve në procesin edukativo-arsimor, duke përfshirë dhunën fizike, fyerjet, ofendimet dhe sharjet ndaj mësimdhënësve, shkruan Klankosova.tv

Bëhet e ditur poashtu se pas përfundimit të protestës, procesi mësimor do të vazhdojë normalisht nga ora e tretë, sipas orarit të rregullt.

“Ndërrimi i pasdites do ta zhvillojë procesin edukativo-arsimor si zakonisht. Theksojmë se ky nuk është një rast i izoluar, por një fenomen shqetësues që po shfaqet në shumë shkolla. Përmes kësaj proteste synojmë të ngrisim zërin kundër këtij fenomeni dhe të kërkojmë angazhim serioz institucional dhe shoqëror për ta parandaluar dhe trajtuar me përgjegjësi”, shkruhet në njoftim.

Ndryshe, është ndaluar për 48 orë mësimdhënësi i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë brutale ndaj një nxënësi sot në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.

Të Ngjashme