Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kolona të gjata në Dheu i Bardhë – deri në 1 orë e 30 minuta pritje për hyrje në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për gjendjen në pikat kufitare, duke njoftuar për pritje të gjata në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.

Sipas njoftimit, qytetarët që po hyjnë në Kosovë përmes kësaj pike po përballen me pritje deri në 1 orë e 30 minuta.

Ndërkohë, për të dalë nga Kosova në të njëjtën pikë kufitare, pritjet shkojnë deri në 50 minuta.