Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani

 
   

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari priti në takim lamtumirës Komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani

Fillimisht Jashari falënderoi Barduanin për shërbimin e tij si Komandant i KFOR-it, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin dhe shprehur mirënjohje për punën e tij, transmeton KosovaPress.

Të dy gjeneralët diskutuan për zhvillimet në FSK, trajnimet, stërvitjet, sfidat, operacionet dhe aktivitetet e tjera të FSK-së. Gjithashtu u diskutua edhe për situatën aktuale të sigurisë vendore dhe rajonale.

Në fund të takimit gjeneralët diskutuan edhe për bashkëpunimin e tanishëm në mes të FSK-së dhe KFOR-it dhe u pajtuan për nevojën e zgjerimit të këtij bashkëpunimi edhe më tutje, gjë që do të ishte në të mirën të sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon.