Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur sot në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë, kapelanin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Austrisë, gjeneralmajor Reinhart Trauner.
Gjatë takimit, gjeneral Ulutaş ka falënderuar Austrinë për kontributin e saj afatgjatë në kuadër të KFOR-it.
Gjithashtu, ai ka theksuar rëndësinë e mbështetjes morale dhe shpirtërore brenda mjediseve shumëkombëshe, si pjesë e misionit të KFOR-it për të ruajtur një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit në Kosovë.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar në krijimin e një ambienti të sigurt dhe të lirë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.
																									 
														 
																													 
													 

