Aktuale

Kombëtarja me dy futbollistë të rinj ndaj Ukrainës, UEFA e vendos sërish Silvinjon para përgjegjësisë!

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Ukrainën, më 31 mars. Ky takim është miqësor dhe do të luhet në Valencia.

Kujtojmë se Ylber Ramadani dhe Arlind Ajeti kanë lënë grumbullimin.

Ramadani për arsye familjare, teksa pret të bëhet baba. Ajeti ndërkohë i dëmtuar duhet të kthehet te klubi i tij në Turqi.

Nëse nuk do të ketë një largim apo dëmtim tjetër, atëherë trajneri Silvinjo do të vendoset sërish para përgjegjësisë për të dërguar një lojtar në tribunë. Aktualisht janë 24 futbollistë në dispozicion, ndërsa në ndeshje do të lejohen 23.

Kujtojmë se ndaj Polonisë munguan Jasir Asani, Nazmi Gripshi dhe Klisman Cake.

E sigurt është që të paktën dy emra që nuk ishin ndaj Polonisë, do të llogariten për sfidën me Ukrainën. /Panorama Sport/

Të Ngjashme