Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Komisionerja për zgjerim e BE-së: Kosova ende s’ka filluar miratimin e reformave nga Plani i Rritjes

Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos gjatë fjalës së saj hyrëse në Samitin për Planin e Rritjes në Tiranë, duke iu referuar Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës, ka thënë se janë dy vende që s’i kanë miratuar ende reformat në kuadër të Planit të Rritjes.

Ndërkohë që duke iu referuar Shqipërisë dhe Malit të Zi Kos ka thënë se ato kanë miratuar 55% të reformave të dakorduara.

“Dy nga 6 vendet e Ballkanit nuk kanë filluar të miratojnë reformat. Dy performuesit më të mirë kanë miratuar rreth 55% të reformave të dakorduara. Shoh një lidhje shumë të mirë të avancimin në procesin e anëtarësimit dhe reformave”, ka deklaruar ajo, raporton EuroNews.

Ajo ka theksuar se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe tani duhet ta bashkojnë me BE-në në formë institucionale.

Sipas saj, Plani i Rritje ka hapur shumë dyer në dy vjet dhe se priten të hapen edhe mundësi të reja të tjera.

“Paketa e zgjerimit te BE e cila ka sjellë një dinamikë të re ne procesin e zgjerimit. Tashmë është një çështje me te cilën ne po punojmë. Gjithnjë e më shumë ka të bëjë me sigurinë, Evropa nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin perëndimor. Këto takime për Planin e Rritjes po hapin gjithnjë e më shumë dyer. Shtëpia juaj, Evropa po u pret. Ju jeni pjesë e Evropës ne thjesht duhet ta bëjmë edhe në forme institucionale”, është shprehur Kos.