Sot, Komisioni për Integrime Evropiane do të mbajë një mbledhje, ku do të shqyrtojë amendamentet e dy marrëveshjeve financiare mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Në këtë mbledhje do të diskutohet Projektligji nr. 10/L-010 për ratifikimin e “Amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2017, pjesa e parë”.
Si dhe Projektligji nr. 10/L-009 për ratifikimin e “Amendamentit nr. 3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2018”.
Detaje tjera nuk u dhanë ende.
