Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur: Informacionet për gjetje në Peran janë të pavërteta

 
   

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka mohuar raportimet e disa mediave lidhur me gjetjen e eshtrave në fshatin Peran të Podujevës. Në një njoftim për opinionin publik, ky institucion ka bërë të ditur se nuk ka pasur asnjë gjetje të tillë në atë zonë.

“Sipas verifikimeve tona zyrtare, nuk është bërë asnjë gjetje e eshtrave në fshatin Peran të Podujevës. Informacioni i publikuar është i pasaktë dhe i paverifikuar nga ana e atyre që e kanë shpërndarë,” thuhet në reagimin e Komisionit.

Ky institucion ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në raportim, sidomos kur bëhet fjalë për tema të ndjeshme si ajo e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

“Ftojmë të gjitha mediat që të verifikojnë informacionet përpara publikimit,” theksohet më tej në njoftim.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur është institucioni përgjegjës për koordinimin e kërkimeve dhe procesit të identifikimit të personave të zhdukur gjatë periudhës së luftës, dhe bashkëpunon me institucione vendore e ndërkombëtare për zbardhjen e fatit të tyre.