Më shumë se 300 gazetarë mbeten të burgosur globalisht për të pestin vit radhazi, sipas Regjistrimit të Burgjeve 2025 të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), duke reflektuar rritjen e autoritarizmit dhe konflikteve të armatosura.
“Për të pestin vit radhazi, më shumë se 300 gazetarë u burgosën në të gjithë botën deri në fund të vitit 2025…”, thuhet në raport, ku përshkruhen kushte “mizore dhe kërcënuese për jetën”.
Izraeli renditet i treti, me 29 gazetarë të burgosur që nga 1 dhjetori, ose 9% të totalit global.
“Izraeli, i vetmi vend në listën e burgosësve më të këqij që tradicionalisht konsiderohet demokraci…”, thekson CPJ, duke shtuar se gazetarët shpesh mbahen pa akuza dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
“Izraeli arrestoi më shumë se 90 gazetarë gjatë luftës”.
Kina kryeson listën për të tretin vit radhazi me 50 gazetarë të burgosur, e ndjekur nga Mianmari me 30.
Dhjetë vendet më të këqija përbëjnë rreth 75% të 330 gazetarëve të burgosur në botë, ndërsa Azerbajxhani u fut sërish në këtë listë me 24 raste, transmeton Anadolu.
Megjithëse numri ka rënë nga rekordi i vitit 2024, “shifrat mbeten kokëfortësisht të larta”. Më shumë se një e treta e gazetarëve vuajnë dënime mbi pesë vjet dhe gati gjysma nuk janë dënuar kurrë, ndalime që CPJ i konsideron shkelje të së drejtës ndërkombëtare. “Përkeqësimi global i demokracisë… kanë hapur rrugën që udhëheqësit… të shtypin lirinë e shtypit”.
