Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kompania demanton lajmin për djegien e autobusit që po udhëtonte nga Kosova në Zvicër

 
   

Kompania e transportit “Arditi Torus” ka demantuar lajmin që një autobus i kësaj kompanie që po udhëtonte nga Kosova në Zvicër.

Sipas kompanisë, autobusi nuk është djegur, por gjatë rrugës ka ndodhur një defekt teknik, i cili është sanuar për pak minuta, raporton Zeri.info.

“Në komunikatën për media, ARDITI TOURS sqaron se autobusi në fjalë nuk është djegur dhe ka qenë gjatë gjithë kohës në udhëtim të rregullt.

Sipas kompanisë, gjatë rrugës është shfaqur vetëm një defekt i vogël teknik, i cili është riparuar brenda 20 minutave, pa rrezikuar në asnjë moment sigurinë e pasagjerëve. Pas ndërhyrjes, udhëtimi ka vazhduar normalisht”, thuhet në reagim