Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq dhe Badovc

 
   

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se Forca e Sigurisë së Kosovës, sipas planit të stërvitjeve, më 12 dhe 13 dhjetor 2025 do të realizojë stërvitje ushtarake në fshatin Koliq dhe zonën e Badovcit.

Në njoftimin e komunës theksohet se gjatë stërvitjeve qytetarët duhet të kenë parasysh se nuk ka arsye për shqetësim sepse ky aktivitet zhvillohet në kuadër të planit të rregullt stërvitor.

“Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake në terren. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të planit të rregullt stërvitor dhe nuk ka arsye për shqetësim”, theksohet në njoftim.

Komuna ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin.