Ushtria izraelite thotë se ka gjetur robin e fundit të mbajtur në Gaza pas një operacioni për të gjetur trupin e tij.
“Pas përfundimit të procesit të identifikimit nga Qendra Kombëtare e Mjekësisë Ligjore, në bashkëpunim me Policinë e Izraelit dhe Rabinatin Ushtarak, përfaqësuesit [ushtarakë] informuan familjen e të ndjerit Ran Gafili se trupi i tij është kthyer për varrim”, tha zëdhënësi i ushtrisë Avichay Adraee.
“Kështu, të gjithë pengjet e mbajtura në Rripin e Gazës janë riatdhesuar”, shtoi ajo.
Hamas tha se i kishte ofruar Izraelit informacione mbi vendndodhjen e tij të mundshme, sipas Al Jazeera-s.
Kjo ka qenë njëra nga kushtet që Izraeli kishte vënë për të kaluar në fazën e dytë të armëpushimit dhe rihapjen e kufirit në Rafah.
