Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kongresi amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në Kosovë

 
   

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) njofton se Kongresi Amerikan ka paraqitur Rezolutën 26, një iniciativë e fuqishme kundër krimeve të dhunës seksuale në Kosovë.

Njoftimi i plotë

Një betejë e gjatë, e dhimbshme dhe e heshtur që më në fund po merr vëmendjen që meriton.

Mirënjohje për ty Vasfije Krasniqi Goodman – simbol i guximit – dhe Vera Mjeku për përkushtimin dhe zërin e palodhur në këtë rrugëtim drejt së vërtetës.

Kjo rezolutë sjell shpresë për çdo të mbijetuar që ka pritur drejtësi për vite me radhë,” thuhet në njoftimin e QKRMT.