Kryediplomati i Kosovës Glauk Konjufca, nesër do të jetë pjesë e seancë gjyqësore ku po jepen fjalët përfundimtare në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.
Konjufca deklaroi se askush nuk mund të shkelë mbi Ushtrinë Çlirimtare.
“Nesër do të marrë pjesë po ashtu edhe në procesin e padrejtë gjyqësor që po bëhet kundër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për ta shprehur po ashtu edhe vullnetin tonë edhe qëndrimin tonë se askush nuk mund të shkelë mbi ushtrinë tonë të lavdishme çlirimtar”, deklaroi Konjufca.
“Ata familjarë, të afërm të drejtuesve tanë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët padrejtësisht po gjykohen këtu në Hagë, më vjen mirë që jemi sot bashkë këtu edhe po e shënojmë përvjetorin e pavarësisë së shtetit tonë, është një datë që na forcon dhe një datë që na nderon secilin prej nesh, prandaj festofshim gjithmonë bashkë”, theksoi ai.
