Lajme

Konjufca dënon sulmet iraniane ndaj bazave amerikane dhe zonave civile

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kritikuar ashpër sulmet e regjimit iranian ndaj bazave ushtarake amerikane dhe vendeve partnere në Lindjen e Mesme.

Përmes një postimi në X, ai ka dënuar sulmet e fundit që kanë prekur zona civile, përfshirë Jerusalem, ku kanë humbur jetën të paktën nëntë persona, si dhe objektet komerciale dhe rezidenciale në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas Konjufcës, këto veprime përbëjnë një kërcënim serioz për jetët e pafajshme dhe stabilitetin rajonal.

“Kosova qëndron fuqishëm pranë aleatëve tanë amerikanë dhe partnerëve tanë në rajon kundër veprimeve që rrezikojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar”, ka shtuar ai.

 

Të Ngjashme