Ministri për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kosovës Glauk Konjufca e i uroi Ferit Hoxhën, për emërimin e tij si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.
Urimin e tij ndaj Hoxhës, Konjufca e ka shkruar në gjuhën angleze: “Kosova dhe Shqipëria, si popuj të një kombi, ndajnë një lidhje të qëndrueshme, të rrënjosur në historinë, gjuhën dhe sakrificat tona të përbashkëta”.
Urimit të Konjufcës, Hoxha iu është përgjigj në gjuhën shqipe.
‘’Pres me kënaqësi të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht së bashku për të forcuar edhe më tej marrëdhënien tonë të veçantë, për të kontribuar së bashku në stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe për të avancuar aspiratat tona të përbashkëta dhe projektin tonë #evropian’’.
