1
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca paralajmëroi se Gjykata Kushtetuese mund ta bëjë një “tradhti shtetërore” ndërsa foli për aktgjykimin që deri në fund të muajit pritet ta marrë instanca më e lartë gjyqësore, që është mbi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv, lidhur me mënyrën e zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Konjufca tha në një mbledhje të partisë se Kushtetuesja “nuk ka çfarë të interpretojë përtej Kushtetutës”, ndërsa përmendi fillimisht dy opsione.
MGID Paragrafi 2
“Tash gjykata është para një vendimi të madh. Kushtetuta nuk i jep kurrfarë supremacie në relacion me Kryesinë e Kuvendit partisë fituese të serbëve. Prandaj gjykata nuk ka çfarë të interpretojë përtej Kushtetutës. Ky është akti më i lartë Republikës. Ose do të çelet rruga që Kuvendi të vazhdojë, ose do të shkojmë në zgjedhje të reja”, tha ai.
“Por skenari i tretë të cilin as që mund ta imagjinoj, është ai më i keqi i mundshëm”, tha Konjufca. “Një skenar në nivel të tradhtisë shtetërore, do të thoja unë. Një skenar i cili ia jep Listës Serbe dhe Beogradit të drejtën e vetos mbi Republikën e Kosovës. Republika e Kosovës nuk mund të jep peng i Listës Serbe”.
Moneytizer Paragrafi 4
“Ne e kemi Kuvendin dhe do ta bëjmë Qeverinë. E kur jemi te qeveria jonë e ardhshme, më lejoni që ta propozoj për kryeministër, para këtij Këshilli të përgjithshëm, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti”, shtoi ai. Kurti u votua për kryeministër në këtë mbledhje, pa asnjë kundërshtim.
Konjufca tha se nuk mban mend vit si ky në aspektin politik. Historikisht, 2025 sipas tij do të kujtohet për “përpjekjen e rrezikshme për mosnjohjen e rezultatit zgjedhor”.
“Me siguri që tash për tash jemi shumë afër për ta shikuar këtë vit nga retrospektiva historike, por mendja ma thotë që sivjet e pamë përpjekjen më të rrezikshme për mosnjohjen e rezultatit zgjedhor”, tha ai.
Ish-kryetari i Kuvendit tha se “kjo krizë po zgjat ende sepse ata po mendojnë se nuk Republikë e as Kuvend nëse nuk zgjidhet një nënkryetar i Listës Serbe”.
Artikull i sponzorizuar