Lajme

​Konjufca në Nju-Jork, për herë të parë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar për në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ku do të përfaqësojë Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), transmeton KosovaPress.

Seanca e Këshillit të Sigurimit pritet të mbahet sot nga ora 10:00 sipas kohës lokale në Nju Jork, ndërsa në Kosovë ajo do të nisë në orën 16:00.

Gjatë kësaj seance do të zhvillohet briefing-u i radhës për Kosovën, ku pritet të diskutohet situata aktuale dhe zhvillimet në vend.

Të Ngjashme