Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca sot nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i ka bërë thirrje Serbisë, duke i thënë që të ballafaqohet me realitetin.
Ai në fjalën e tij u shpreh se Serbia duhet ta njoh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, përcjell Klankosova.tv
“Ne i bëjmë thirrje Serbisë që të ballafaqohet me realitetin e vet dhe ta njoh Kosovën si shtet i pavarur, sovran, duke mos e mbajtur më gjithë shoqërinë, gjitha rajonin peng i një hegjemonie të tillë. Dersisa raporti i UNMIK-ut e thekson përpjekjen e Kosovën për të normalizuar marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, nuk shikon efektin stabilizues të përpjekjeve tona kontruktive për integrimin e pakicave në pjesën veriore të Kosovës”, u shpreh ai.
