Lajme

Konjufca për president? Flet vetë ministri

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur për çështjen e presidentit, duke hedhur poshtë “pretendimet” se ai mund të ketë qenë opsion i LVV-së për këtë pozitë.

Gjatë një konference për media, pas takimit me homologen nga Shqipëria, Elisa Spiropali, kryediplomati tha se mazhoranca kësaj radhe nuk ka dashur, siç u shpreh ai, “ta mbështesë për muri” opozitën.

Sipas tij, kjo është arsyeja pse kanë ndodhur edhe takimet e kryeministrit Albin Kurti me liderët opozitarë ditëve të fundit.

“Kësaj radhe nuk po foli me emra të partive politike, por po flas me koncepte të mazhorancës në Kuvend. Ajo mazhorancë që është prej 66 në Kuvend, ne jemi bindur që nuk ka mundësi përmes një emri që propozohet të marrim edhe votën e garantuar të opozitës për t’i bërë 80, ky është konstatimi i mazhorancës, nuk po them që është absolut, por me përafërsi, ky është konkludimi i mazhorancës, ndoshta e kemi gabim, ndoshta mirë, por ky është”, deklaroi Konjufca.

Të Ngjashme