Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Sh.T. Maurizio Antonini.
Në takimin njoftues, Ambasadori Antonini e uroi Zëvendëskryeministrin Konjufca për mandatin dhe riafirmoi përkushtimin e Italisë për partneritetin me Kosovën.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, përfshirë mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe avancimin e marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve. U theksua gjithashtu roli i diasporës sonë në Itali si një lidhje e fortë ndërmjet dy shoqërive, u diskutuan programet e bursave për diplomatë të rinj, si dhe mirënjohja për kontributin e vazhdueshëm të Italisë në sigurinë e Kosovës.
Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Italinë.
