Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kontestime për dhurimin e tokës në Deçan: Akuza ndaj komunës për favore ndaj BIK-ut

 
   

Strukturat komunale në Deçan po përballen me kritika pas vendimit për t’i dhuruar tokë Bashkësisë Islame, pranë Qendrës Rinore.

Veprimtari Saim Tahiraj e konsideron këtë veprim si vazhdim i një “skenari të rrezikshëm” për ndikim fetar mbi rininë dhe akuzojnë komunën se po shndërrohet në shërbëtore të BIK-ut për përfitime politike.

Ai thekson mungesën e investimeve në objekte arsimore dhe kulturore, duke paralajmëruar rrezikun nga ndikimet që bien ndesh me karakterin laik të shtetit.

“Strukturat udhëheqëse të komunës së Deçanit po shpërndajnë tokë sikur me ju pas lënë baba me tapi. Ju duken pak me dhjetra hektarë që ja dhuruan Manastirit të Deçanit, tani vazhduan duke ja dhënë Bashksisë Islame në Deçan.

E ku e gjeten vendin bash krah Qendrës Rinore dhe a thua cili është qëllimi i tyre përfundimtar? Skenari i njëjtë në të gjithë territorin e Kosovës po vazhdon edhe në Deçan, mu afër shkollave dhe qendrave ku frekuenton rinia jonë në mënyrë që më lehtë të zhvillohet hipnotizimi i sajë me këtë ideologji mesjetare.

A thu a nuk mjaftuan të gjitha ato xhami në komunen e Deçanit për t’i kryer ritet e tjetersimit të rinisë sonë, por u dashka që  t’i dhurohet edhe kjo sipërfae e tokës për të ndërtuar edhe një objekt të asimilimit shtesë! Kohët e fundit strukturat udhëheqëse të komunës së Deçanit dhe partia nga vijnë, janë shëndrruar në shërbtorë të BIK-ut dhe realizojnë çdo dëshirë të tyre.

Rezultatet tejet të dobëta në zgjedhjet nacionale, vet partinë e tyre e kan futur në një qorrsokak dhe shpëtimin po e shofin nga BIK-u, andaj janë shëndruar komplet në vazal të tyre. Duke shtruar iftariada marramendëse në Deçan e më gjerë, vizita joshëse për Bajram e tani së fundmi edhe duke ju dhuruar sipërfaqe të konsiderueshme toke.

Rinia e Deçanit nuk ka nevojë për objekte shtesë të tilla fetare por për objekte arsimore, kulturore, shkencore, sportive dhe objekte tjera  ku do të duhej ta kalojnë kohën e lirë. Bota demokratike ka lëvizur së tepërmi përpara dhe po vazhdon si e tillë me shpejtësi të madhe drejt përparimit dhe zhvillimit, jo duke u rikthyer në mentalitetin izolues e primitiv.

Në zgjedhjet lokale asnjë parti politike nuk duhet  mvarur shpresat për një grusht votash të pista të këtij lloji që aq shumë na dëmtuan si popull. Mos e dëmtoni më tutje rininë tonë evropiane mu aty ku nuk duhet. Votat fitohen me punë të ndershme, korrekte dhe transparente, jasht ndikimeve fetare ekstremiste, e jo me falje tokash dhe joshje për bashkësitë fetare që aq shumë po e dëmtojnë kombin tonë dhe ky turp tashmë ka dalur në sipërfaqe me shembuj konkret. Shteti ynë është laik dhe ky kurs aspak nuk është përfillur nga institucionet e shtetit.

Aq shumë na ka dëmtuar faktori pilitik karshi disa imamëve, që na qiten faqen e zezë karshi Evropës dhe forcave demokratike që na ndihmuan. Tashmë kemi hyrë në një fazë të re të ecjes përpara dhe të vet konkurencës me forcat përparimtare. Partitë opozitare ka qenë dashtë ta ngrisin zërin kundër kësaj të keqeje  që të mos jenë kokë ulur, humbëse e bashkpërgjegjëse deri në pakufi për të kqijat që i shkaktuan vendit në këtë drejtim, e poashtu edhe në Deçan”.