Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Konventa e Jashtëzakonshme, Hoxhaj flet për amanetin me Kadri Veseli

 
   

Deputeti Enver Hoxhaj pasi Bedri Hamza u zgjedh kryetar i ri i PDK-së, tha se ky subjekt politik duhet të mbrojë demokracinë e brendshme nëse siç theksoi ai duan të luftojnë sistemin autoritar të cilin çdo ditë e më shumë po e vendos Albin Kurti.

“Qëndrimi është parimor. Mendoj që PDK duhet ta mbrojë demokracinë e brendshme nëse ne duam ta luftojmë sistemin autoritar të cilën çdo ditë e më shumë po e vendos Albin Kurti. Nuk mundet me pretendu një parti politike që i shkel i institucionet e saja demokratike brenda në garën e hapur… Jam rritur me PDK, jam pjesë e PDK-së. Nuk e mendoj asnjëherë të ardhmen e Kosovës, pa Hashim, pa Kadriun, pa UÇK-n, pa PDK-në dhe pa rolin tonë. Por, mendoj që kjo Konventë është më shumë një garë e mbyllur, një improvizim sesa një garë e hapur por unë e respektoj vendimin e që e kanë marrë delegatëi PDK-së dhe vendosë për kryetarin e ardhshëm. Dhe do të bëjë përpjekje që nëse dëshova që të jem i barabartë në garën e brendshme, jam i gatshëm të bëjë garën jashtë që ta largojmë Qeverinë Kurti së bashku me kolegët e tjerë të partive tjera opozitare”, theksoi Hoxhaj.

Deputeti Hoxhaj theksoi se nuk është në politikë për të qenë deputet por për poste udhëheqëse.Ai foli edhe për sic tha ai, amanetin e Kadri Veselit.

“Zgjedhja e kryetarit të PDK-së do të duhet të shoqërohej me një platformë sesi me dalë nga kriza vendi ose nga ngërçi politik, nga përmbysja politike dhe dhe cilat duhet të jenë qëndrimet tona. Për të gjitha këto tema unë kam pasur dëshirë që të debatojnë me anëtarësinë e PDK-së dhe delegatët e PDK-së. Dhe meqë sot kishin vendosur që të jetë ftesë unë e thash atë në një ngjarje që ishte më shumë festë sesa garë… Unë jam prej atyre, i cili nuk është në politikë për të qenë një deputet, jam në politikë për poste udhëheqëse… Nuk jam në këtë debat politike me mllefe dhe inate personale dhe të marr pozita personale, i kam pasur të gjitha pozitat e mundshme, nëse Kadri Veseli ma ka lanë amanet në partinë kësaj here kam dashur ta udhëhiqi si mision politik. Por amanti dhe dëshira ime është që Hashimi dhe Kaderiu ti kthehen Kosovës dhe familjes së tyre, PDK-së. Prandaj, nuk tërhiqm nga gara, por nuk marrë pjesë në një garë e cila nuk është e barbarata”, tha Hoxhaj.

Ai shtoi se kryetari i PDK-së duhet të del prej vullnetit poltik të delegatëve dhe anëtarësisë.

Delegatët e Partisë Demokratike të Kosovës ia kanë besuar një mandat në krye të partisë Bedri Hamzës.

Hamza mori votat e shumicës të delegatëve, derisa nuk kishte asnjë votë kundër.