Një 38-vjeçar është arrestuar pasi rezulton autor i disa vjedhjeve në kryeqytet.
Ai monitoronte banesat ku synonte të vidhte dhe hynte në to, me çelësa të kopjuar, për të marrë para, bizhuteri dhe sende.
Hetimi zbardhi 4 vjedhje me të njëjtën metodë, të kryera nga 38-vjeçari me iniciale B. H., i cili rezulton me precedent të theksuar për vjedhje gjatë këtij viti.
Sekuestrohen sende të dyshuara të vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së krimeve.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer autori B. H.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
