Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Koreja Veriore konfirmon se dërgoi trupa në Rusi për të luftuar kundër Ukrainës

Koreja e Veriut  pranoi për herë të parë se ka dërguar trupa për të luftuar për Rusinë në luftën me Ukrainën.

Sipas raportimeve, ushtria e Phenianit, pretendoi se ushtarët e saj ndihmuan forcat ruse “të çlironin plotësisht” rajonin kufitar Kursk, sipas një urdhri të ri të dhënë nga udhëheqësi Kim Jong Un.

Njoftimi i Phenianit vjen vetëm disa ditë pasi Shefi i Shtabit të Rusisë Valery Gerasimov vlerësoi “heroizmin” e trupave të Koresë së Veriut, hera e parë që Moska e pranon publikisht përfshirjen e tyre.

Zyrtarët perëndimorë kanë thënë për BBC se besonin se të paktën 1,000 nga 11,000 trupat e dërguar nga Koreja e Veriut ishin vrarë gjatë tre muajve. Gerasimov gjithashtu pretendon se Moska rifitoi kontrollin e plotë të rajonit perëndimor të Kurskut të vendit – një pretendim i mohuar nga Ukraina.

Duke iu përgjigjur deklaratës, SHBA tha se Koreja e Veriut tani duhet të mbajë përgjegjësinë për vazhdimin e luftës.

Ndryshe, sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio theksoi rëndësinë e javës së ardhshme për arritjen e një marrëveshjeje me Rusinë dhe Ukrainën për të ndalur luftimet.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nga ana e tij, tha se mendonte se lideri ukrainas Volodymyr Zelenskyy ishte gati të hiqte dorë nga Krimea, një territor që Rusia e pushtoi në vitin 2014.

Zelenskyy, ndërkohë, tha se trupat e tij janë ende duke luftuar në Kursk, pavarësisht se Moska pretendon se rifitoi kontrollin e të gjithë rajonit./dw