2
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka uruar zyrtarisht Kosovën për anëtarësimin si themeluese në organizatën ndërkombëtare “Bordi i Paqes”.
Në një postim në platformën X, ambasada shkroi thjesht: “Urime Kosovë”.
Ky urim vjen pas njoftimit të “Bordi i Paqes”, e cila ka mirëpritur Kosovën si anëtare themeluese të organizatës.
Kujtojmë se në ceremoninë e nënshkrimit të Bordit të Paqes, që u mbajt në Davos të Zvicrës, mori pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani.
Moneytizer Paragrafi 4
Ky bord është krijuar me iniciativë të presidentit amerikan, Donald Trump, me synim rindërtimin dhe stabilizimin e Gazës pas luftës dyvjeçare shkatërrimtare.
Ky zhvillim shihet si një hap pozitiv për angazhimin e Kosovës në inisiativa globale për paqe dhe bashkëpunim ndërkombëtar, me mbështetjen e fortë të partnerit strategjik, Shteteve të Bashkuara.
