Lajme

Kosova dhe Franca synojnë thellimin e bashkëpunimit në fushën e infrastrukturës

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, i shoqëruar nga atasheu për bashkëpunim, Fredrric Deshayes.

Gjatë takimit, palët diskutuan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Francës, me theks të veçantë në realizimin e projekteve strategjike infrastrukturore, zhvillimin e rrjetit rrugor dhe hekurudhor, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD).

Ministri Basha ritheksoi përkushtimin e tij për forcimin e partneritetit me Francën, duke e vlerësuar atë si aleate dhe partnere të rëndësishme të Republikës së Kosovës.

“Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me fokus të veçantë në projektet strategjike infrastrukturore, zhvillimin e rrjetit rrugor dhe hekurudhor, si dhe bashkëpunimin me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD).

Ministri Basha ritheksoi përkushtimin për forcimin e partneritetit me Francën, si aleate dhe partnere e rëndësishme e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të Ngjashme