![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/kosova-lejon-hyrjen-e-kamioneve-me-mallra-jo-serbe_64933c68d1fec.jpeg?resize=742%2C375&ssl=1)
Në pikën kufitare mes Kosovës e Serbisë, në Merdar, po lejohet hyrja e kamionëve me targa serbe, por të cilët bartin mallra nga shtetet e tjera.
Ndërkohë, kamionët me targa serbe që bartin mallra serbe, vazhdon të mbesin të bllokuara pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur që ata të mos hyjnë në territorin e Republikës.
Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndalojë hyrjen e kamionëve me targa të Serbisë si shenjë reagimi për kidnapimin e tre pjesëtarëve të Policisë Kufitare të Kosovës nga ana e Njësitit Special të Policisë së Serbisë, rast ky që ndodhi disa ditë më parë.
Policët ende po mbahen në paraburgim në Serbi kurse faktori ndërkombëtar i ka bërë thirrje Serbisë t’i lirojë ata menjëherë dhe pa kushte.