Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kosova ndalon importin e derrave dhe produkteve të tyre nga Kroacia

 
   

Pas raportimit në sistemet e lajmërimit të sëmundjeve veterinare ADIS dhe ËOAH, për konfirmimin e prezencës se sëmundjes Murtaja Afrikane e Derrit në regjionin Osjecko Baranjska, Vukovarsko Srijemska të Kroacisë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në mbështetje të Ligjit të Veterinarisë, nga sot datë 23.07.2025 vendos masën e ndalesës së përkohshme të importi të kafshëve të gjalla të llojit të derrit, produkteve, nënprodukteve dhe materialit gjenetik të derrit.

Kjo masë sipas AUV-it bëhet me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes në vendin tonë.

“Autoritetet kufitare të cilat veprojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës dhe AUV). Do të ngritin masat e nivelit të kontrollit në të gjitha pikat kufitare. Për të penguar futjen në territorin e Republikës se Kosovës, çfarëdo lloje malli qe hynë në kategorinë e produktit të ndaluar. Aktualisht nuk kemi ndonjë rast të dyshuar në ferma, jemi duke monitoruar në vazhdimësi situatat e lajmërimit të sëmundjeve dhe rrjedhën e përhapjes. Të gjithë inspektorët veterinarë të AUV-së dhe praktikat private veterinare janë aktive ne teren. Për të parandaluar shpërthimet dhe përhapjen e sëmundjeve. Aktualisht janë aktive disa sëmundje në rajon. Kosova falë punës profesionale të AUV-së deri me tani situatën e ka nën kontroll. Nuk kemi asnjë rast të dyshuar”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

Më tej thuhet se mortaja afrikane e eerrave (MAD ) është sëmundje virusale dhe vet emërtimi i saj tregon se kjo sëmundje paraqitet vetëm tek derrat e bute dhe te derrat e egër, kurse llojet tjera te kafshëve nuk preken.

“Përhapja e kësaj sëmundje mund të jetë shumë e madhe, pra transmetimi i kësaj sëmundje bëhet nga kafsha në kafshë, kontakti me pajisjet e ndryshme, ushqimit dhe lëvizjeve të njerëzve nga fermat e infektuara në femrat e pa prekura nga kjo sëmundje. MAD është sëmundje ngjitëse virale që shkakton ethe hemorragjike tek derrat e butë dhe derrat egër. Përcjellët me letalitet të lartë deri në 100%. Kjo sëmundje është e karakterit ekonomik, nuk transmetohet tek njerëzit”, thuhet në njoftim.