Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kosova përfaqësohet me krenari në Konferencën Evropiane për Krimet Mjedisore

 
   

Flora Kqiku, zëvendës-kryetare e rrjetit evropian IMPEL, ka përfaqësuar me sukses Kosovën në Konferencën “T’a vëmë në funksion Direktivën e re Evropiane për Krimet Mjedisore”, mbajtur më 21-22 maj 2025 në Bratislavë, Sllovaki.

Një konferencë e rëndësishme evropiane mbi krimet mjedisore u mbajt nën organizimin e rrjeteve kryesore të BE-së në këtë fushë – IMPEL, ENPE, EUFJE dhe EnviCrimeNet.

Në të morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve nga e gjithë Evropa, me synim forcimin e bashkëpunimit dhe zbatimin e Direktivës së re për Krimet Mjedisore.

Ngjarja, e organizuar nga katër rrjetet më të rëndësishme evropiane në fushën e mjedisit – IMPEL, ENPE, EUFJE dhe EnviCrimeNet – mblodhi autoritete nga shtetet anëtare të BE-së, përfaqësues të ministrive dhe autoriteteve mjedisore, prokurorë, gjyqtarë, policë dhe organizata të rëndësishme nga e gjithë Evropa dhe më gjerë. Qëllimi i konferencës ishte të sigurohej një zbatim sa më efikas i Direktivës së re Evropiane për Krimet Mjedisore, përmes shkëmbimit të përvojave, fuqizimit të bashkëpunimit dhe ndërmarrjes së veprimeve të përbashkëta.