Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kosova po e përmbyll 2025-tën me katër njohje të reja

Kosova po e mbyll vitin 2025 me një arritje të rëndësishme, duke u njohur si shtet nga shteti i 121-të me radhë që është shteti i Bahameve. Pas aktit të njohjes, dy shtetet nënshkruan edhe Marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Ky është një sinjal pozitiv për shtetin, që ndonëse ka kaluar periudha sfiduese, po shënon progres në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Moneytizer Paragrafi 2

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar njohjen nga Bahama si një hap të rëndësishëm në forcimin e miqësive të reja dhe mundësive për bashkëpunim. Ai theksoi se viti 2025 është një vit kyç për njohje të reja pas një periudhe të gjatë.

Njohja nga Bahama është e katërta për Kosovën gjatë këtij viti. Pas njohjeve nga Kenia dhe Sudani në muajt mars dhe prill, dhe njohjes së fundit nga Siria, viti 2025 ka shënuar një përparim të dukshëm për shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Moneytizer Paragrafi 4