Kosova është renditur e 16-ta në botë si vendi më i lumtur. E lidhur me këtë Sali Berisha ka ironizuar me Edi Ramën. Berisha ka thënë se shqiptarët në Kosovë ndihen 5 herë më të lumtur se shqiptarët e shtetit amë Rama-Balluku.
“Një komb, dy botë!Për treguesin e lumturisë Kosova zë vendin e 16-të në botë!
Kurse Shqipëria zë vendin e 86-të në botë.
Pra shqiptarët në Kosovë ndihen 5 herë më të lumtur se sa shqiptarët në shtetin amë Rama-Bulluku?Urime Kosovë!”, ka shkruar Berisha.
