Lajme

“Kosovën nuk e mbrojmë dot pa u anëtarësuar në NATO”, Hoxhaj: Shqipëria, partner strategjik

Ish ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj tha se Kosova duhet të ketë tri prioritete kryesore mbrojtjen, sigurinë energjetike dhe politikën e jashtme duke theksuar se anëtarësimi në NATO dhe mbështetja nga SHBA janë thelbësore për garantimin e sigurisë.

Ai vlerëson administratën e Trump si një mundësi për Kosovën, ndërsa nënvizon rëndësinë e partneritetit strategjik me Shqipërinë dhe bashkëpunimit me fuqitë e mesme si  Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë në një rend global të pasigurt.

“Së pari mendoj që Kosova duhet të ketë 3 prioritete të qarta, mbrojtjen, sigurinë energjitike dhe politikën e jashtme. Jetojmë në një botë ku mbrojtja është shndërruar në një prioritet më të madh. Serbia ka një buxhet të mbrojtjes më të madh se gjithë vendet e rajonit bashkë. Mbrojtja për ne mund të arrihet përmes një vëmendje të amerikanëve. Nuk mund ne të mbrojmë Kosovë pa u anëtarësuar në NATO, nuk mund ta mbrojmë Kosovën edhe duke realizuar marrëdhëniet me Serbinë se e pamë që duke qenë në dialog me Serbinë ndodhi agresioni në Banjskë. E shoh administratën Trump si një mundësi të artë.

Trump është në kërkim të një trashëgimie evropiane. Kurti e Osmani kanë dështuar se nuk e kanë kuptuar që në mbrojtje do mund të kishin një SHBA që është edhe me partnerin. Te Shqipëria vijnë tema të sigurisë energjitike dhe sigurisë rajonale që nuk mund t’i përmbushim vetë pa një partner serioz rajonal dhe për ne Shqipëria është partner i natyrshëm se jemi zgjatje e saj dhe zgjatje e njëra tjetrës Mund të them se jemi partner strategjik. Mandej vjen një politikë e jashtme që ka një botë që për partnerët tanë amerikanë hemisfera perëndimore është më e rëndësishme se Evropa ku jetojmë ne.

Në të njëjtën kohë të bisedojmë me partnerët amerikanë se cfaë mund të bëjmë ne me vendet e fuqisë së mesme. Mund të jetë Britania e Madhe dicka interesante për Kosovën, apo Gjermania? Debati pra është cka bëjnë shtetet e vogla në raport me shtetet e mesme. Mbrojtjen e Kosovës ne nuk mund ta jetësojmë pa mbështetjen e amerikanëve dhe unë e shoh kyce një politikë të jashtme në raport me Washingtonin që është treguar në mandatin e parë të Trump që mund të jetë e favorshme për Ballkanin nëse kemi parasysh se cfarë ka ndodhur në Mal të Zi dhe Maqedoni me anëtarësimin në NATO. “ 

Të Ngjashme