Këshilli Prokurorial i Kosovës do të mbajë të premten një mbledhje të jashtëzakonshme, në të cilën pritet të trajtohen disa çështje të rëndësishme, përfshirë edhe zgjedhjen e drejtuesve të rinj të këtij institucioni.
Sipas rendit të ditës, mbledhja do të nisë në ora 09:30 dhe do të përfshijë katër pika kryesore për shqyrtim.
Një ndër pikat më të rëndësishme të kësaj mbledhjeje është zgjedhja e kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Në këtë takim pritet gjithashtu të diskutohen edhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin dhe organizimin e brendshëm të institucionit.
