Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

KQZ ka një porosi për votuesit e diasporës: Kontrolloni kutitë postare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar votuesit jashtë Kosovës të komunave në të cilat do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar, se periudha e votimit përmes postës do të përfundojë më 8 nëntor 2025.

Gjithashtu, KQZ fton votuesit e regjistruar jashtë Kosovës që ende nuk kanë pranuar pakon e tyre me fletëvotim, që të kontrollojnë kutitë e tyre postare.

Moneytizer Paragrafi 2

“Pas komunikimit me Postën e Kosovës, njoftojmë se një numër i dërgesave të padorëzuara në disa shtete në sistem figuron se pranuesve të pakove u është lënë njoftim për paraqitje, andaj është e nevojshme që të kotrollojnë kutitë e tyre postare, pasi kanë mundur të mos vërejnë këto njoftime”, ka shkruar KQZ në Facebook.