Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Politik

KQZ nis publikimin e rezultateve të para nga rinumërimi

 
   

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka filluar të procesojë rezultate nga rinumërimi i disa vendvotimeve.

Rezultatet janë nga rinumërimi i dy vendvotimeve në Deçan dhe një në Gjakovë.

Sipas KQZ’së, nga numërimi i deritashëm po prin AAK me 51.19%, pasuar nga VV me 31.88%, LDK me 11.11% dhe PDK me 4.63%.

Rezultatet janë nga rinumërimi i dy vendvotimeve në Deçan dhe një në Gjakovë.

Sipas vendimit të KQZ-së, do të rinumërohen 914 vendvotime nga gjithsej 2,557, ku është zhvilluar procesi i rregullt i votimit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Në 10 komuna do të rinumërohen 100% e vendvotimeve: Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug.

Ndërkaq, në 28 komuna të tjera do të rinumërohen 10% e vendvotimeve, përfshirë Prishtinën, Pejën, Gjakovën, Gjilanin, Mitrovicën (Jug dhe Veri), Podujevën, Suharekën, Ferizajn, dhe të tjera.