Lajme

KQZ: Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 23 komuna

 
   

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e diel, 25 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar mbi 62% apo 1,591 nga 2,557 vendvotime”, ka njoftuar Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas tij, procesi i rinumërimit është përmby plotësisht në 23 komuna.

Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme