1
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të martën pasdite, ka nisur rinumërimin e 914 vendvotimeve nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Sipas Zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ky proces pritet të zgjasë nga 12 deri në 14 ditë.
Moneytizer Paragrafi 2
“Në QNR numërimi do të bëhet në 20 tavolina numërimi dhe brenda një dite planifikohet të rinumërohen mesatarisht 80 kuti votimi. Numërimi i 914 vendvotimeve, që përbëjnë 36% të vendvotimeve, mund të zgjasë nga 12 deri në 14 ditë”, ka thënë Elezi.
KQZ, në mbledhjen e saj të radhës, ka vendosur për rinumërimin e qindra vendvotimeve të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.
Moneytizer Paragrafi 4
Komisioni mori vendim për rinumërimin e 914 vendvotimeve që i përkasin të gjitha komunave të Republikës së Kosovës.
Në 10 komuna do të rinumërohen 100% e vendvotimeve: Dragash, Kaçanik, Lespovë, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug.
Ndërkaq, në 28 komunat tjera do të rinumërohet 10% e vendvotimeve: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

