Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krasniqi: Ishalla lëviz diçka, po shpresoj që LVV e ka ndërru kandidaten

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës shpreson se sot do të “lëviz diçka” lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Para hyrjes në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive, Memli Krasniqi iu tha gazetarëve se shpreson që Lëvizja Vetëvendosje e ka ndërruar kandidaten për kryetare të Kuvendit.

“Pas seancës këqyrim. Ishalla lëviz diçka. Ndoshta e kanë ndërru kandidaten – po shpresoj. Përndryshe duan ta vazhdojnë bllokadën”, tha ai.

I pyetur se a ka zgjidhje, Krasniqi u përgjigj shkurtimisht: “Po, ndonjë kandidat tjetër”.