
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga deputetët e opozitës që seanca konstituive të mbahet një herë në javë dhe jo çdo 48 orë. Sipas tij, LVV-ja e bëri këtë kërkesë në kundërshtim me rregulloren e kuvendit.
Krasniqi tha se PDK-ja nuk do të votojë asnjë propozim të LVV-së për kryetar të kuvendit, e që është zëvendësim i ish-ministres, Albulena Haxhiu.
Kransiqi: LVV-ja kërkoi në mënyrë të organizuar ta shkelim rregullore, seanca të mbahet një herë në javë
“Përveç që patëm një reprizë të episodës së 17, tashmë të bllokimit me qasjen arbitrare dhe imponuese të tyre. Sot patëm edhe një zhvillim të papranueshëm. E para e punës, deputetët e partisë që ka dalur e para në zgjedhje nuk erdhën as me kohë. Ishin katërdhjetë e pesë minuta vonë. Kur erdhën patën një kërkesë që në mënyrë të organizuar ta shkelim rregulloren, Kërkesa e tyre ishte që në kundërshtim me rregulloren që thotë se duhet të mblidhemi çdo dy ditë derisa të konstituohet kuvendi, ata kërkuan që të mblidhemi një herë në javë. Është krejtësisht e pa pranueshme që të bëhet një kërkesë e tillë për të shkelur rregulloren me vetëdije dhe e dyta kjo tregon se vullneti I tyre nuk është në asnjë mënyrë për të tentuar për të bërë zgjidhje apo për të lëvizur përpara por thjeshtë këto përsëritje dhe repriza”, tha Kransiqi.
Kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi tha se nuk do ta votojnë asnjë ish-ministër të qeverisë Kurti 2 për kryeparlamentar. Sipas tij, këta të fundit janë shembuj të dështimit dhe degradimit të vendit.
Krasniqi: PDK nuk do të votojë për asnjë propozim të LVV-së që ishin pjesë e qeverisë Kurti 2
“Partia Demokratike e Kosovës, përveç zonjës Haxhiu nuk do të votojë për asnjë propozim që mund të vijë si zëvendësim i saj e që është ish ministër i qeverisë Kurti 2. Asnjë anëtar të qeverisë ne nuk do ta votojmë për pozitën e kryetarit të kuvendit…Nuk ka të bëjë personalisht me një individ, ka të bëjë me parimet. Sepse ne besojmë që ata të gjitha janë shembujt më eklatantë të dështimit dhe degradimit të vendit”, tha Krasniqi.
Ndër të tjera, Kransiqi përmendi Samitin Evropian që po bëhet në Tiranë si shembull të një qeverie funksionale atje, duke e krahasuar me bllokadën aktuale në kuvendin e Kosovës.
Krasniqi: Kosova çdo ditë është duke humbur
“Kosova çdo ditë është duke humbur edhe në aspektin ekonomik, edhe në atë politik, diplomati. Ne kemi mbetur një vend i izoluar. Hiç më larg se në Tiranë dje ishte mbledhja më e madhe e të gjithë liderëve evropianë. Na gëzon fakti që Tirana u shndërrua në kryeqytet të Evropës, ndërsa në Kosovë deputeti Kurti si ish-kryeministër pati një takim tjetër ndërkombëtar me disa të rinj socialist nga mbarë bota. Ky është dallimi kur ke qeveri e cila është vërtetë funksionale”, potencoi Krasniqi.
Sot për herë të shtatëmbëdhjetë dështoi konsituimi i Kuvendit të Kosovës.