Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krasniqi uron Thaçin në mënyrë të veçantë për Ditën e Presidentit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në Ditën e Presidentit ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi.

“Urime Dita e Presidentit, çlirimtar! Kosova është dhe do të mbetet gjithmonë krenare me ty, Hashim Thaçi. Të presim së shpejti në liri!”, shkruan ai në një postim në Facebook.

Ish-presidenti Hashim Thaçi tash e mbi katër vjetësh ndodhet në paraburgim në Hagë.