Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krejt çka ndodhi në seancën konstituive të Kuvendit, dështimi i zgjedhjes së Haxhiut si kryeparlamentare

 
   

Kuvendi i Kosovës [dje] të shtunën ka zhvilluar tentativën e tretë të zgjedhjes së konstituimit në përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. E treta, e vërteta, Pozita ia lëshojë opozitës, duke pranuar propozimin e tyre për dorëheqjen e Kryeministrit, Albin Kurti nga posti si dhe postet e kabinetit qeveritar. Kjo u konfirmua pas takimit të komisionit ad hoc për verifikimin e mandateve të deputetëve nga Memli Krasniqi, si kreu i PDK-së.

Por kjo nuk mjaftoi pavarësisht hapjes së dyerve për vazhdimin tutje.

Ndërsa, Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nëse emrat si Saranda Bogujevci ose Shqipe Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje propozohen për të parën e Kuvendit, partia e tij do ta përkrah dhe do ti votojë.

Situata u zhblloku, partitë opozitare votuan pro Komisionit për Verifikimin e Mandateve të deputetëve.

Kaluan dy hapat, pro raporti si dhe u bë betimi.

Erdhi pika e tretë, propozimi nga partia fituese për emrin e kreut të Kuvendit.

Tentativa e parë e propozimit iu dështojë. Avni Dehari shtyu seancën për 20 minuta.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Memli Krasniqi, tha se bllokimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës që nga 15 prilli është për shkak se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka numrat për ta formuar qeverinë. “Ishin 52, qenkan bërë 57, nuk besoj që do të bëhen 61”, deklaroi Krasniqi para mediave.

Ndërsa, Hykmete Bajrami, shefe e Grupit Parlamentar të LDK-së, tha se partia e saj do të bëjë kallëzim penal ndaj anëtarëve të Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë dhe të cilët bënë sot betimin, për ushtrim të funksioneve ekzekutive.

Edhe përpjekja e dytë nuk e arriti objektivin, edhe pse Albulena Haxhiu u propozua sërish si kryekuvendare.

E në përpjekjen e dytë, Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se ai dhe deputetët e tjerë të zgjedhur nuk janë të obliguar të votojnë pro propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje për postin e kryeparlamentarit.

“Ne shpresojmë që kjo bllokadë të mos vazhdojë sepse e vërteta është që propozimi i takon grupit paraamentar me numrin më të madh të deputetëve, por nuk është obligative që deputetët ta votojnë”, tha Krasniqi.

Ndryshe, Më 15 prill dhe më 17 prill u ndërprenë seancat konstituive. E para, pasi deputetët nuk e miratuan raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

PDK, LDK, AAK thanë se anëtarët e Qeverisë së Kosovës, të zgjedhur deputetë, duhet të dorëzojnë dorëheqje formale dhe të mos ushtrojnë funksione ekzekutive.

LVV-ja, tha se Qeveria është në dorëheqje, që nga 23 marsi, duke i akuzuar këto parti për bllokimin e krijimit të institucioneve.

Më 17 prill, në vazhdimin e dytë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ftoi për konsultime përfaqësuesit e partive politike. Pas kësaj, tha se nuk kishte konsensus se si të vazhdohet tutje dhe e ndërpreu seancën.