Lajme

Kremlini paralajmëron SHBA-në kundër sulmit ndaj centralit bërthamor të Iranit

Kremlini ka thënë të hënën se çdo sulm i SHBA-së ndaj centralit bërthamor të Iranit të ndërtuar nga Rusia mund të shkaktojë pasoja “të pariparueshme”.

I pyetur në lidhje me paralajmërimin e Presidentit Donald Trump për të “zhdukur” termocentralet e Iranit nëse ky i fundit nuk e hap plotësisht Ngushticën e Hormuzit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se situata “katastrofike e tensionuar” në rajon mund të zgjidhet vetëm me mjete politike dhe diplomatike, shkruan AP.

Peskov paralajmëroi se çdo sulm ndaj objekteve bërthamore do të ishte “jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe i mbushur me pasoja ndoshta të pariparueshme”, duke shtuar se Rusia “i ka përcjellë sinjale relevante” SHBA-së./teve1.info/

Të Ngjashme