Komentatori politik, Krenar Shala në “Adresa” komentoi koalicionet e mundshme nga subjektet politike që do të formohen, për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Shala tha se ekziston një panikë tek partitë politike plër formimin e koalcionove, por që mund të konsiderohet edhe si përgatitje e partive politike. Ai tha se ka një garë të ashpër edhe mes LDK-së dhe PDK-së, ku asnjëra nuk dëshirojnë të zëvendësohen nga tjetra.
Shala tha ka negociata mes Nismës dhe PDK-së për një koalicion të mundshëm por që nuk pritet diçka pozitive pas kësaj, pasi që sipas tij, Nisma nuk është parti që duhet t’i besohet.
“Ekziston një panikë dhe jo vetëm panikë po mund të konsiderojmë edhe si përgatitje që partitë të përforcojnë pozicionet e tyre më shumë në këto zgjedhje. Mos të harrojmë që është një garë që pretendohet se është e ashpër mes PDK-së dhe LDK-së dhe ato nuk dojnë asnjëra e sidomos PDK-ja nuk do që të zëvendësohet nga LDK-ja dhe është plotësisht e natyrshme që edhe ti bëjë përgatitjet kënddrejtë kësaj situate. Ka negociata mes Nismës dhe PDK-së, e unë jam skeptik që ato do të arrijnë marrëveshje. Argumentet ende vazhdojnë të mbizotërojnë nga ana e PDK-së që Nisma së pari nuk është parti që duhet t’i besohet. Sidomos kjo bindje është përfocu me bashkëbunimin me AAK-në që e pat, e dyta, pse duhet me i ndihmu i Nismës, çka i ndihmojna na vetës. Leje që nuk i ndohmojna vetes kurgjo, mund të thojnë aty plot njerëz të PDK-së, por na veç e akmodojmë Fatmir Limën”, shtoi tutje Shala.

