Lajme

Krerët e shtetit sot bëjnë homazhe në Prekaz

Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, krerët e shtetit, sot në ditën e dytë të këtij manifestimi, do të bëjnë homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Nga ora 10:00, drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale pritet të bëjnë homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kryeministrit, raporton RTKlive.

Homazhe janë paraparë edhe nga të gjitha komunat e vendit dhe në të gjitha komplekset memorialë të dëshmorëve.

Kurse nga ora 19:00, në Prishtinë, është paraparë akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së.

Kjo është agjenda për ditën e dytë, 6 dhe 7 mars, të Epopesë së UÇK-së

10:00 – Krerët e shtetit homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz;

10:00–12:00 – Homazhe nga përfaqësuesit komunalë në Kompleksët Memoriale të dëshmorëve;

13:00 – Ekspozitë “Tri ditë që ndryshuan historinë” e organizuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës;

19:00 – Akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së, me pjesëmarrje artistike nga Opera dhe Filarmonia e Kosovës në Pallatin e Rinisë (Salla e Kuqe);

21:00 – Mbyllja e ceremonisë.

7 Mars

18:00 – Nata e Zjarreve në Prekaz;

18:15 – Ndezje e flakadanëve në shtatë rajonet e Republikës së Kosovës;

19:00 – Program artistik në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

Kujtojmë se sulmi i gjerë që Serbia e kishte ndërmarrë në Drenicë për të eliminuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte kthyer në një rrethim të hekurt për Lagjen e Jasharëve në Prekaz, që ishte qendra dhe simboli i luftës për liri në Kosovë.

Kjo ngjarje e rëndë më 5, 6 e 7 mars të vitit 1998 kishte ngritur çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore, dhe vazhdon të jetë një kujtim i lavdishëm për historinë e kombit tonë.

Të Ngjashme